Pritet nga presidenti Begaj dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla

Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Bullgarisë, Rosen Zhelyazkov.

Përpos procesit të integrimit dhe marrëdhënieve politike, pjesë e diskutimeve ishin dhe raportet ekonomike mes dy vendeve, ku përshpejtimi i ndërtimit të korridori të 8 u konsiderua më i rëndësishmi.

Kryeparlamentari i Bullgarisë u prit dhe nga homologia e tij në Shqipëri, Lindita Nikolla, ku në fokus ishte bashkëpunimi mes dy vendeve si dhe pakicat kombëtare.

Në konferencën për shtyp, kryeparlamentari bullgar foli edhe për një linjë të rregullt ajrore mes Tiranës dhe Sofjes, ndërsa pakicat kombëtare i cilësuan si një aset të çmuar për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Në kuadër të një viti do të kemi një linjë të rregullt ajrore, Tiranë Sofje, diçka mbi të cilën ne punojmë fort. Kjo do të japë një potencial tjetër për zhvillimin e turizmit. Morëm konfirmim për garantimin e të drejtave të minoritetit bullgar në Shqipëri.”

Shqipëria dhe Bullgaria nuk kanë asnjë çështje të hapur mes dy vendeve thanë Nikolla dhe Zhelyazkov dhe për këtë arsye intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike duhet të avancohet edhe më tej.

Klan News