I ftuari i radhës i kryeministrit Edi Rama në podkastin e tij ishte kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, imzot Joani. Kreu i Kishës Ortodokse të Shqipërisë tregoi të gjithë rrugëtimin e tij fetar.

“Pajtohet besimi me shkencën, ideja që ekziston një zot me gjithçka që në ndërkohë kultura me botën të thotë që jo s’ka, jeta është kjo, s’ka jetë tjetër, parajsa dhe ferri janë këtu, s’ka diku tjetër”, tha Rama.

“Unë besoj që çdo gjë që është njerëzore thellë-thellë është dhe fetare. Feja nuk mund të rrijë vetëm në ato kornizat e ngushta. Ato janë shumë të rëndësishme shpeshherë, por të gjithë njerëzit e kanë dimensionin shpirtëror brenda. Sipas Biblës njeriu është krijuar sipas imazhit të Perëndisë. Që do të thotë se ai imazh ndodhet te çdo njeri, pa përjashtim. Kjo është arsyeja pse nxitet respektimi i çdo qenieje njerëzore. Çdo njeri në çdo fushë ka diçka të kësaj gjëje. Duke lexuar shumë fillon dhe kupton që njerëzit nuk janë shumë larg nga njëri tjetri, ndoshta shpeshherë kanë formulime të ndryshme, por thellë-thellë brenda ndodhet diçka e përbashkët, se ndryshe nuk do e kuptonim njëri-tjetrin”, u shpreh Kryepeshkopi.

Tv Klan