Policia gjen fidanët me kanabis në fshatra

Njësoj si vitet e kaluara, policia gjeti parcela me kanabis në disa prej fshatrave të Krujës.

Nga kontrollet rezultoi se në zonat më të thella të 6 fshatrave ishte kultivuar kanabis.

Menjëherë janë proceduar penalisht kryetari i Njësisë Administrative Cudhi dhe 6 kryepleq të fshatrave në Krujë.

Ata do të përballen me akuzat shpërdorim detyre dhe kultivim i bimëve narkotike.

Tv Klan