Adriatik LllallaAdriatik LllallaLlallaKryeprokurori Adriatik Llalla deklaron se hetimet për përfshirjen e infrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës, kanë nisur mbi prova konkrete.

Këtë deklaratë Kryeprokurori e dha pas takimit me prokurorët e Ballkanit të zhvilluar gjatë ditës së sotme, ku i pranishëm ishte dhe Prokurori i Antimafias së Leces Cataldo Motta, i cili deklaroi se sasia e drogës që vjen nga Shqipëria në Itali është shumë e madhe dhe se pavarësisht monitorimit nga ajri, prodhimi i droges ka ardhur duke u rritur.

Motta është i ftuar në një seminar me prokurorët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Një tjetër fakt i pranuar nga Prokurori i Antimafias së Leces është dhe përfshirja në hetimet mbi trafikun e drogës nga ajri, i cili u zbulua pas rrëzimit të avionit në Divjakë.

Pyetjes nëse antimafia e Leces ka informacione për avionë të tjerë përveç atij të Divjakes Motta ju përgjigj:  “Jo deri tani nuk rezulton”.

Gjatë takimit, Prokurori i Antimafias së Leçes deklaroi se ka informacione se grupet shqiptare të trafikimit të lëndëve narkotike bashkëpunojnë ngushtë me një nga organizatat mafioze Italiane, Sacra Korona Unita, e cila njihet në Itali për aktivietet e bujshme kriminale.

TV KLAN