Kryeprokurorja e Bashkimit Evropian Laura Codruta Kovesi, ka nisur një hetim të gjërë për vendet që janë në shënjestrën e unionit për korrupsin, duke anashkaluar organin e Akuzës Bullgare!

Jo pa qëllim Kovesi zgjodhi Bullgarinë për vizitën e saj të pare, si vendin më të varfër duke e cilësuar edhe si më të korruptuarin të Bashkimit Evropian.

 “Nëse qytetarët bullgarë kanë ndonjë informacion të rëndësishëm për ne, ata mund ta raportojnë atë direkt ne faqen time te internete ne Facebook”, është shprehur ajo.

Këtë deklaratë të fortë, kreu i akuzës së BE, Kovesi, e bëri gjatë konferencës për shtyp në Sofje.

Kryeprokurorja e Bashkimit Evropian u tha Bullgarëve të lodhur nga korrupsioni se ata mund të dërgojnë ankesa e tyre, direkt në zyrën e saj, në lidhje me mashtrim në shkallë të gjerë keqpërdorimin e fondeve të BE, që qeveri Bullgare ka bërë ndërvite

“Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe ne nuk do të bëjmë asnjë dallim se kush do të hetohet. Ne jemi këtu për ju. Ne duam të fitojmë besimin tuaj për punën tonë për të vendosur para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës”

Që nga fillimi i ketij muaji, Prokuroria Publike Evropiane filloi operacionet në të gjitha vendet me korrupsion të lartë që janë anëtare të BE, por hetimet do të shtrihen edhe më gjerë.

Klan News