Kryeprokurorja e BE ‘nxjerr në pension’ organin e akuzës bullgare!


Kryeprokurorja e BE ‘nxjerr në pension’ organin e akuzës bullgare!

22:19 11/06/2021

Jo pa qëllim Kovesi zgjodhi Bullgarinë për vizitën e saj të parë, si vendin më të varfër, duke e cilësuar edhe si më të korruptuarin të Bashkimit Europian.   

“Nëse qytetarët bullgarë kanë ndonjë informacion të rëndësishëm për ne, ata mund ta raportojnë atë direkt përmes faqes së internetit https://www.facebook.com/LauraCodrutaKovesi”.

Këtë deklaratë të fortë, kreu i akuzës së BE, Kovesi, e bëri gjatë konferencës për shtyp në Sofje.

Kryeprokurorja e Bashkimit Europian u tha Bullgarëve të lodhur nga korrupsioni se ata mund të dërgojnë ankesa e tyre direkt në zyrën e saj, në lidhje me mashtrim në shkallë të gjerë të keqpërdorimit të fondeve të BE.

“Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe ne nuk do të bëjmë asnjë dallim se kush do të hetojë. Ne jemi këtu për ju. Ne duam të fitojmë besimin tuaj për punën tonë”.

Prej një Qershorit, Prokuroria Publike Europiane filloi operacionet në të gjitha vendet me korrupsion të lartë në BE dhe më gjerë.

Klan News






Të ngjashme