Kryeprokurorja Arta Marku firmosi urdhrin për ndërprerjen e komandimeve të prokurorëve në të gjithë vendin. Burime për

ABC News

konfirmojnë se me urdhrin e firmosur nga Marku, prokurorët e komanduar do të kthehen në detyrat ku janë të emëruar.

Pas firmosjes së këtij urdhëri nga Prokurorja e Përgjithshme, prokurorët e komanduar duhet të bëjnë dorëzimin e dosjeve. Mësohet se mes prokurorëve që lëvizin ka edhe nga Krimet e Rënda, Vlora, apo Durrësi.

Kryeprokuroja Marku deri më tani ka ndërprerë komandimet për 6 drejtues, ndërsa në të gjithë vendin janë rreth 30 prokurorë të komanduar.

/abcnews.al