Kryeprokurorja e  Përgjithshëm, Arta Marku firmosi vendimin për caktimin e prokurorit Dritan Rreshka në pozicionin e përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndërkohë, drejtuesi i deritanishëm i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, do të vijojë komandimin si prokuror sektori, i ngarkuar për çështje të veçanta, pranë Prokurorisë së kryeqytetit.

Pak ditë më parë, Kryeprokurorja e  Përgjithshëm Arta Marku, ka komanduar në pozicionin e Drejtorit të Kabinetit, Alketa Zifla, e cila ushtronte funksionet e prokurorit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

/tvklan.al