Kryeprokurorja Marku: Nuk jam e varur nga politika, kam mbështetjen e ndërkombëtarëve

Kryeprokurorja Marku: Nuk jam e varur nga politika, kam mbështetjen e ndërkombëtarëve

10:38 13/11/2019

Në raportimin përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë për garën e Prokurorit të Përgjithshëm, kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku është shprehur se nuk është e varur nga politika, edhe pse është anatemuar shpeshherë, sikurse u shpreh dhe vetë ajo.

Gjatë intervistimit, Marku solli rastin e fundit të hetimit të ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku që po ndiqet nga sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Gjatë këtyre dy viteve unë kam punuar në kushtet e një presioni të madh politik, mediatik, me kompetenca mjaft të kufizuara, në mungesë të plotë të institucioneve të reja kushtetuese. Pra pa asnjë lloj mekanizmi për të bërë të mundur ushtrimin e funksioneve. Unë kam dëshmuar mjaftueshëm që nuk kam varësi nga politika. Jam anatemuar shumë për të kundërtën, dhe kjo gjë është bërë sa herë ka pasur një rast të veçantë për t’u trajtuar. Në momentin që çështjet janë zgjidhur, unë në më shumë se një rast e kam vërtetuar plotësisht të kundërtën.

Më duhet t’ju përmend rastin e fundit për një vendimmarrje të sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, për kryetarin e Bashkisë Vorë. Nuk është tregues i vogël dhe nuk është tregues i një varësie politike. Aq më tepër që unë isha në një periudhë kandidimi. Dhe është e qartë që nuk kam varësi nga politika dhe nuk kam vepruar asnjëherë e varur dhe për të arritur qëllime të miat personale. Kam bërë detyrën ashtu siç unë di ta bëj, duke respektuar parimet e mia dhe vlerat më të larta. Kam pasur vetëm mbështetjen e atyre njerëzve që ndajnë me mua të njëjtat vlera të larta morale dhe profesionale. Kam pasur vazhdimisht dhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, dhe me mbështetjen e tyre jam zgjedhur. Dhe nuk kam pasur mbështetje politike, për këtë të jeni të bindur. Mbështetjen e faktorit ndërkombëtar e kam pasur dhe gjatë gjithë 2-vjeçarit të ushtrimit të aktivitetit tim”, u shpreh Arta Marku. /tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi