Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku ishte sot në qytetin e Elbasanit, ku mori pjesë në analizën vjetore të organit të akuzës.

Nga ky qytet, Marku deklaroi se pavarësia e prokurorëve nuk do të thotë pavarësi nga ligji. Ajo kërkoi hetim të personave me precedentë penalë dhe pasuritë që dyshohet se janë vendosur në mënyrë të paligjshme.

Pavarësia e prokurorit nuk do të thotë pavarësi nga ligji. Duhet të hetohen në një mënyrë më efikase e shkuara dhe e tashmja e personave me precedentë kriminale me pasuri te dukshme ardhur në mënyre të paligjshme. Prokurorët në bashkëpunim me Policinë e Shtetit duhet të bëjnë analiza të përbashkëta në lidhje me çështjet e pezulluara, të identifikojnë pikat e dobëta të tyre, veprimet që mund të çojnë në identifikimin e autoreve dhe të rifillojnë hetimet duke shtuar kapacitetet profesionale në funksion të zbulimit dhe ndëshkimit të autoreve”, 

u shpreh Kryeprokurorja. 

Në takim nuk u lanë gazetarët dhe as vetë Marku nuk u deklarua për ta jashtë analizës, por sipas pjesmarrësve  ajo ka theksoi se

“Elbasani rezulton pikë e nxehtë e grupeve kriminale tashmë të sofistikuar, moderuar dhe prezentë në jetën publike të qytetit, duke investuar në tregun privat dhe punët publike”. 

Përveç analizës vjetore, në Elbasan Marku mori pjesë edhe në cremoninë e inaugurimit të ndërtesës së re të prokurorisë së këtij qyteti.

/tvklan.al