Sfida Turqi-Itali ka mbledhur shumë tifozë të futbollit në sheshin Skënderbej. Ata kanë ndjekur takimin në një ekran gjigand, e të shumtë në numër ku i kanë dhënë një atmosferë speciale Tiranës.

Ndeshja e parë hapëse e Euro 2020 është ndjekur me interes të madh edhe në Tiranë. Të shumtë kanë qenë kryeqytetasit, të cilet zgjodhën “Tirana Fan Zone”, në sheshin Skënderbej për të parë takimin.

Kryeqytetit i kishte munguar kjo atmosfere. Ashtu si edhe qytetareve, të cilët më në fund i rikthehen jetës prej tifozi. Pas më shumë se një viti sprove nga pandemia, qytetaret u mblodhën sërish për të parë futboll, folur për ndeshjen, shoqëruar me ndonjë pije.

Vendet e caktuara për të ndjekur takimin ishin të mbushura. E sfida e parë hapëse nuk zhgënjeu.

Dhuroi spektakël e gola duke kënaqur tifozët e Italisë që në vendin tonë janë të shumtë në numër. Por ky është vetëm fillimi. Evropiani sapo ka filluar, të tjera emocione na presin.

Klan News