Lazio mposht mes emocionesh Romën, Sarri triumfon ndaj Mourinho

Emocione, gola dhe një fitues. Kryeqyteti i Italisë, Roma ka një zotërues, Lazion. Bardhekaltërit ishin dominues ndaj verdhekuqve në derbin e kryeqytetit, teksa triumfuan mes shumë drithërimash me shifrat 3-2.

Që do ishte një sfidë e favorshme për ekipin e Hysaj me shokë u pa që në minutat e para, ku Milinkovic-Savic dhe Pedro shënuan dy herë në harkun e 19 minutave.

Roma e Jose Mourinhos u përpoq të reagojë dhe ia doli, me Ibanez që shkurtoi shifrat para se skuadrat t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjeve.

Me rikthimin në fushë, Felipe Anderson ekzekutoi me mjeshtëri një kundërsulm të shokëve të tij, duke e bërë të padobishme penalltinë e Vertu pesë minuta më pas, me francezin që vetëm sa vulosi shifrat përfundimtare në 3-2.  

Kjo fitore mund të shërbejë shumë për objektivat e klubeve, të cilët kërkojnë të jenë kompetitive në kampionat.

Klan News