Zona të ndryshme të Tiranes janë përballur sërish me ndërprerje të energjisë elektrike gjatë 24 orëve të fundit, pasi sipas Operatorit të Shpërndarjes, kabllot janë dëmtuar nga kompani private. 

Pa energji mbeten banorët në zonën e Ali Demit dhe në zonën e Laprakës  në pallatet pranë spitalit të Tarumës deri në hyrje të rrugës së Durrësit.

OSHEE thotë se për kompanitë shkaktare ka bërë kallëzim penal dhe  grupet e punës janë angazhuar për riparimin e defekteve./ tvklan.al