Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar propozimin e Lulzim Bashës që të mbahet më 18 Dhjetor Kuvendi Kombëtar.

Gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli, raporton se propozimi u miratua pas një mbledhje që zgjati më shumë se 4 orë.

Propozimi i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori 26 vota pro, 3 vota kundër të anëtarëve Belind Këlliçi, Ivi Kaso, Aldo Bumçi, 3 abstenim, 4 nuk morën pjesë në votim, 2 mungonin./tvklan.al