Kryesia Socialiste ka vendosur sonte pas 4 orë mbledhje dhe padurimi të gazetarëve, propozimin për krijimin e një komisioni parlamentar gjithëpërfshirës, i cili do të mbikqyrte tryezat kombëtare të Paktit të Stabilitetit dhe do të hartojë strategjinë kombëtare të zhvillimit të Shqipërisë. Ky propozim dhe platforma për institucionalizimin e koalicionit do tu paraqitet të hënën aleatëve të socialistëve.

Nesër kryetarët e rretheve do të orientohen për të përgatitur infrastrukturën e fitores së zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare. Sipas Kryesocialistit Nano, brenda muajit Maj do të vihen në jetë të gjitha ndryshimet e reja statutore të miratuara në Kongresin e Tretë.

Ne do të pyesim natyrshëm shokët tanë se cilin mandat do të preferoni nga dy në ato raste që kanë të tilla. Pra nuk do të jeni më përfaqësues të Partisë Socialiste me dy mandate të tjera. Besoj se kjo do të jetë një nga hallkat e punës që do të plotësojë gjithë mekazmin demokratik të partisë, të një partie moderne që pastaj sjell efekte shumë pozitive në të gjitha nivelet që ne jemi ngarkuar nga vota popullit për të ndërtuar një shtet modern. Me këtë pikëpamje unë nuk besoj se meqënëse zoti Meta nuk është i pranishëm në këtë mbledhje do ta konceptonte ndryshe dhe ai është në të njëjtën mendim me vendimmarrjen e sotme”– u shpreh Nano.

Në këtë mbledhje të Partisë Socialiste për motive të ndryshme mungonin Kryeministri Meta, ish Kryeministri Majko dhe anëtarët e kryesisë Ruçi, Malaj e Meksi./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame