Në mëngjesin e punës të organizuar nga kryesia shqiptare me vendet anëtare të Kartës SHBA-Adriatik kryediplomati Igli Hasani, theksoi se Shqipëria mbetet e vendosur për të promovuar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Igli Hasani: Ne qëndrojmë gjithashtu si avokatë të fortë për integrimin evropian dhe euroatlantik të Ballkanit Perëndimor. Për Shqipërinë, si kryesuese e Kartës së Adriatikut, zbatimi i politikës së dyerve të hapura mbetet prioritet kyç.  Një përgjigje pozitive ndaj kërkesës së kahershme të Kosovës për anëtarësim është një hap vendimtar dhe i vonuar që duhet të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Klan News