Vllaznia dhe Partizani kryesojnë me pikë të barabarta pas fitoreve në ndeshjet e javës së 29. Shkodranët mundën Skënderbeun me rezultatin 2–1 këtë të shtunë në “Loro Boriçi”.

Një sukses me përmbysje, pasi fillimisht shënoi Berisha dhe më pas u kundërpërgjigjën Shehi dhe Dilaver. Partizani mundi 4–0 Kukësin, duke qëndruar në garën për titull kur duhen edhe 7 javë deri në fund.

Asani, Çinari, Junior dhe Mala vendosën suksesin e të kuqve në stadiumin “Air Albania”.  Tirana i mori fitoren e parë këtë sezon Teutës, madje në transfertë. Triumfi 2–0 u vendos me golat e kapiteni Batha dhe Hoxhallarit në pjesën e dytë.

Laçi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola me Kastriotin, ndërsa Bylisi fitoi 1–0 sfidën e mbijetesës me Apoloninë.

Tv Klan