Në Europë shkohet edhe si fitues i kupës dhe duke qenë se në kampionat situata është bërë e pasigurtë për skuadrat në vendet e para ndeshjet për çerekfinalet e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm janë bërë mjaft interesante.

Do të luhet vetëm një ndeshje, nuk ka mundësi rikuperimi dhe kush humb paguan. Partizani e ka të fortë përballen me Laçin.

Kukësi është më shumë i interesuar për kupën pasi është larg me pikë nga zona europiane e renditjes

Në letër Vllaznia e ka te lehtë me Korabin, por dibranët janë treguar kockë e fortë në ndeshje teke.

Ndeshja tjetër çerekfinale është Dinamo-Skënderbeu.

Tv Klan