Te Kukësi dhe Tirana llogaritë duan t’i bëjnë në fund

Fitorja me Partizanin ishte një motivim më shumë për Kukësin, por kjo nuk do të thotë që rivalët janë larg. Ekipi që kryeson renditjen do të luajë të dielën me Flamurtarin e vendit të fundit në Vlorë.

Në letër është një mundësi për të parë më larg kundërshtarët, por për trajnerin Shpëtim Duro, duhet shikuar vetëm si një ndeshje. 

“Nuk mendoj shkëputjen, por të fitoj këtë ndeshje”.

Tirana është pranë, 1 pikë larg. Nën drejtimin e Emanuel Egbo janë fituar 5 ndeshje radhazi, por trajneri mendon se asgjë nuk është arritur.

“Kampionati është shumë i gjatë, nuk kemi fituar asgjë, kemi fituar vetëm ndeshje, në fund do të bëjmë llogaritë”.

Tirana do të presë Teutën në Air Albania Stadium, një lëvizje e drejtuesve për të afruar sa më shumë tifozë. Te Luftëtari pas zhbllokimit të merkatos kanë një arsye më shumë për të qenë të motivuar. Te skuadra gjirokastrite duan të japin gjithçka për të qënduar në Superligë.

“Ne do të luftojmë deri në pikën e fundit dhe kemi tentuar gjithmonë të mos prishim garën. Jemi skuadër që preteneon që të jetë në Superiore”.

Kundërshtari i radhës për Luftëtarin është Partizani, që ka vetëm humbje këtë vit. Java e 20 e Superligës do të luhet në dy ditë, të dielën dhe të hënën.

Tv Klan