Një grup tregtarësh të Lushnjes u kërcënuan publikisht nga Kryetari i bashkisë, Fatos Tushe.

Një gruaje që po i shprehte shqetësimin se largimi nga tregu i hiqte bukën e gojës asaj dhe fëmijëve, ai iu përgjigj duke i thënë se do t’ia fuste në gojë portofolin që ajo mbante në dorë.

Gruaja:

Unë dua të drejtën, s’kam ku të ha! Jam e sëmurë!

Kryetari i Bashkisë:

Mos më ngri mua zërin. Ta fus atë portofolin mu në gojë unë!

Kërcënimeve iu shtua edhe indiferenca dhe ironia e Kryebashkiakut Fatos Tushe me shqetësimet e tregtarëve.

Gruaja:

Ku do hamë? Kam 12 kalamaj për të ushqyer.

Kryetari i Bashkisë:

Po kush t’i polli ty? Lagjja apo vetë? Rriti vetë.

Ky kërcënim i paprecedentë, i njeriut që ata kanë votuar në krye të Bashkisë, i ka befasuar tregtarët.

Megjithatë, ata vazhduan t’i kërkojnë paqësisht zgjidhjen e problemeve të tyre, duke mos u bërë pjesë e sjelljes së tij, që është shumë larg asaj të një përfaqësuesi të zgjedhur në krye të një institucioni të rëndësishëm shtetëror.

Tv Klan