Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, prezantues në Kënga Magjike. Kush do ta kishte imagjinuar!


Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, prezantues në Kënga Magjike. Kush do ta kishte imagjinuar!

23:41 26/11/2022

Djali i kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut është konkurrent në “Kënga Magjike”. Ky detaj, i mbajtur i fshehtë për t’u zbuluar ekskluzivisht mbrëmjen e sotme në ekranin e Tv Klan, u pasua nga një surprizë dhe moment i veçantë. 

Për të parën herë në historinë e festivalit, kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, përveçse del në një videotelefonatë, merr edhe rolin e bashkëprezantuesit. Me shumë emocion, siç mund të ketë një prind, ai prezanton performancën e djalit të tij, Jayoo, i cili konkurron me këngën “Itsy Bitsy”.

Ardit Gjebrea: Zoti Eric, vajza ime këndoi sot dhe e prezantova te publiku, por edhe djali juaj do të këndojë sot. A mund ta prezantoni ju? A mund të jeni bashkëprezantuesi im sot?

Eric Adams: Do të doja shumë, do të më pëlqente shumë.

Ardit Gjebrea: Tashmë do ta prezantojë djalin, do të jetë ai prezantuesi. Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut prezantues te “Kënga Magjike”. Kush do e kishte imagjinuar ndonjëherë? Pra, le të prezantojmë ju lutem.

Eric Adams: Sjell talentin e tij dhe entuziazmin e të rinjve në të gjithë botën, kemi performancën e mrekullueshme, ai beson se është shqiptar tashmë edhe pse është amerikan, ai do ju japë ju një performancë të mrekullueshme. Kështu më tha./tvklan.al









Të ngjashme