Emisioni “Opinion” ka sjellë mbrëmjen e sotme intervistën me Michael Granoff. Ai është Kryetari i Fondit Shqiptar-Amerikan të Zhvillimit, krijuar  në vitin 1995 si një partneritet unik publik dhe privat për të investuar fonde të qeverisë amerikane në mbështjetje të zhvillimit të sektorit privat dhe ekonomisë së tregut në Shqipëri.

Në fillim të intervistës së tij Granoff u shpreh: Mendoj se këtë rradhë u gjendëm në një javë shumë të shënuar, të rëndësishme për Shqipërinë. Mendoj se fëmijët nëpër shkolla duhet ta mbajnë mend këtë ditë edhe pas 20 vitesh edhe pas 50 vitesh. Edhe ne ishim shumë të nderuar dhe shumë të lumtur që kemi luajtur sadopak rol në arritjen e kësaj dite. Tashmë ne kemi një portofol të tërë investimesh me të cilat po merremi, si projekti që kishim për krijimin e pasaportave, kompania e sigurimeve SIGAL-i , aeroporti “Nënë Tereza”. Meqë ekonomia e Shqipërisë ka filluar të rritet dhe të integrohet në një komunitet më të gjerë europian, kështu po rriten edhe kompanitë tona, për të qenë në të njëjtin hap./tvklan.al