Pak më shumë se dy muaj pasi ndaloi eskorten e tij në Urën e Bosforit për të shpëtuar një burrë që po përgatitej të kryente vetëvrasje duke u hedhur nga lartësia, Kryetari i Kuvendit të Turqisë, Binali Yildirim ka ndaluar sërish në rrugë për të ndihmuar disa të plagosur në një aksident me motorë.

 

Kësaj radhe ai po udhëtonte drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Esenbogas në Ankara, kur ndaloi eskorten e tij për të ndihmuar të plagosurit në një aksident.

Yldirim ka përfunduar studimet për Detari në Unversitetin Teknik të Stambollit, por sipas “Hurriyet” ishin mjekët e kryetarit të Kuvendit ata që u dhanë ndihmën e parë të plagosurve. /tvklan.al