Pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, kreu i opozitës në Turqi është ngujuar brenda godinës së bashkisë. Ozgur Ozel thotë diçka të tillë ia ka lënë amanet vetë kryebashkiaku. Nuk do të largohet edhe nëse tentojnë ta nxjerrin me forcë

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters ai tregon edhe për rrugën që do të ndjekë Partia Republikane Popullore për zgjedhjen e kandidatit për president për zgjedhjet e ardhshme. Ai ka edhe një thirrje për Bashkimin Europian.

Ozel ka zgjedhur që të dalë nga bashkia vetëm kur para godinës mblidhen qytetarë në mbështetje të kryebashkiakut të arrestuar.

Klan News