Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Himara do të jetë përsëri pika më e nxehtë e betejës mes partive politike më 24 Qershor. PBDNJ, ka vendosur drejtuesin e organizatës të minoritetit grek në Shqipëri OMONIA, Vasil Bollano, përball socialistit Sabit Brokaj dhe demokratit Luter Nuri, për karrigen e deputetit të Himarës. Partia e Melos ka rezervuar të tjera surpriza për 14 Qershorin.

Kryesocialdemokrati Gjinushi në zonën 69 në Fier, Melo i ka vendosur përball presidentin e romëve të Shqipërisë Skënder Veliu, ndërsa socialistit Namik Dokle në Elbasan, Melo i kanë vënë përballë presidentin e egjiptianëve shqiptar Fuat Mehmeti. Për Sarandën Melo ka zgjedhur shkrimtarin Niko Kacalidha, i cili do të gjendet përballë socialistit Gramoz Ruçi dhe demokratit Blerim Çela.

Nënkryetari i PBDNJ Ligoraq Karamelo i ka shpallur sfidë në Korçë të riut socialist Ben Blushi dhe demokratit korçar Thoma Nini. Leonard Solis e Gjergj Leka, kanë zgjedhur zona të lehta përkatësisht në Ersekë dhe në Korçë. Ndërsa vetë kryetari Melo nuk konkurron drejtpërsëdrejti në ndonjë zonë elektorale. Emri i Melos renditet i pari në listën proporcionale të partisë së tij.

Në takimin me kandidatët për deputetë kryetari Melo e vlerësoi si arritje për partinë e tij ofertat nga të dy krahët, si nga PD dhe nga PS. Pas zgjedhjeve do të shkojmë me fitimtarët në qeveri, i garantoi Melo njerëzit e tij./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame