Kryeparlamentarja Elisa Spiropali kërkon zbatimin e marrëveshjes së Ohrit për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Në vizitën e saj të parë zyrtare në Shkup dhe pas takimit me homologun Afrim Gashi, Spiropali theksoi se cënimi i gjuhës shqipe prek identitetin kombëtar të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

Edhe gjatë takimit me Kryeministrin Mickoski, kryetarja e Kuvendit Spiropali kërkoi të ruhet përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve dhe gjuha shqipe. Gjatë vizitës në Shkup, kryeparlamentarja u takua edhe me liderin e BDI Ali Ahmeti, ish-kryeministrin Talat Xhaferi si dhe kryetarin e LSDM, z. Venko Felipče.

Klan News