Një person është qëlluar me armë zjarri në Ksamil. Sipas policisë së Sarandës bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:40, ku 53 -vjeçari, Agron Xhezairi banues në Ksamil është qëlluar me armë zjarri dhe ka gjetur vdekjen.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se në fshatin Ksamil të Sarandës, persona të pa identifikuar ende kanë qëlluar me armë zjarri 53- vjeçarin, i cili për shkak të plagëve të marra në trup ka ndërruar jetë disa minuta më vonë.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës, ky dyshohet se krimi është kryer me armë zjarri të llojit “Automatik”.

53 vjeçari është babai i Arbi Xhezairit, i dyshuari kryesor për vrasjen e Aleksandër Bardhit, 3 muaj më parë në fshatin Shëndëlli të Sarandës.

Më 30 tetor në automjetin e Agron Xhezairit u vu një bombë e telekomanduar, ku ai arriti ta zbulonte para shpërthimit dhe policia bëri çaktizizimin.

bardhi

Për vrasjen e Aleksandër Bardhit policia arrestoi Dhimitër Ciko, 20- vjeç, Amarildo Lame 18- vjeç, ndërsa Albi Xhezairi 20- vjeç është i shpallur në kërkim.

Aleksandër Bardhi i vrarë në 25 shtator ishte vëllai i ish- kryetarit të Komunës Kaçinar Mirditë, i Petrit Bardhit./tvklan.al