Dashtevski: Të dhënat e qytetarëve nuk do të keqpërdoren

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve po përgatitet për zbatimin e zgjedhjeve lokale me shenja të gishtërinjve, është zgjedhur kompania, vijon afati i ankesave, por shumë gjëra mbeten të paqarta lidhur me këtë proces. Numri një I KSHZ-së nuk dha aspak detaje, madje nuk sqaroi edhe lidhur me mënyrën e distribuimit të pajisjeve të blera nga kompania gjermane “Dermallog” në ditën e zgjedhjeve.

“Nuk do të doja të flas për këtë sepse ajo vijon, të shohim nëse do të përfundojë procedura siç duhet pas ankesave”.

Por Dashtevski, për një gjë u shpreh i bindur, theksoi se të dhënat personale të qytetarëve nuk do të keqpërdoren.

“Garancitë janë paraparë në tender dhe mund të lexohen në specifikime, kështu që të dhënat do të futen nga ana e MPB-së dhe më pas do të kthehen prapa. Kështu që nuk do të mund të keqpërdoren sepse ne nuk blejmë kompani, blejmë pajisje. Kështu që pajisja është në pronësi tonën.”

Afati për dorëzimin e pajisjeve teknike është 60 ditë, që nënkupton se nëse procedura e ankesave zgjat 10 ditë ka kohë deri në fund të shtatorit që pajisjet të arrijë tek ne.

Sa i përket sigurisë së sistemit dhe problemeve me të cilat KSHZ u ballafaqua në zgjedhjet e kaluara, Dashtevski theksoi se janë marrë të gjitha masat dhe mendon se kjo çështje nuk do të përsëritet më. Lidhur me listën zgjedhore tha se ajo përditësohet në baza ditore dhe beson se gjithçka do të jetë në rregull.

Klan Macedonia