Ndëshkimi vetëm me gjobë ose një muaj pezullim

Policia e Shtetit ka ftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve që u ndëshkuan gjatë pandemisë me tre vjet bllokim të patentës, që të paraqiten për të tërhequr lejet e drejtimit. Ndëshkimi do të konvertohet me gjobë apo një muaj bllokim, siç parashikohet në vendimin më të fundit të policisë.

“Masat administrative të vendosura nga autoritetet shtetërore, kryesisht Policia Rrugore, për heqjen e lejes së drejtimit apo masat e tjera të bllokimit të automjeteve apo lejes së qarkullimit, humbasin fuqi, nëse nga periudha e marrjes së masave është përmbushur afati prej 30 ditësh”. 

Dervishaj sqaroi edhe procedurën që do të ndiqet për tërheqjen e patentave të bllokuara nga drejtuesit e mjeteve që kanë kaluar 30 ditë nga ndëshkimi.

“Strukturat e policisë i kthejnë me procesverbal subjektit përfitues lejet e drejtimit, lejet e qarkullimit dhe mjetet e bllokuara, duke filluar nga nesër dhe deri në datën 10 qershor 2021, për rastet që kanë plotësuar periudhën e dënimit prej një muaji nga data e konstatimit të shkeljes, referuar vendimeve të OASH-ve respektive”. 

Zv/Drejtori i Policisë kujtoi qytetarët se nga data 1 Qershor orari i lëvizjes së lirë do të jetë deri në orën 23:00 të mbrëmjes, ndërsa për lokalet me muzikë, deri në orën 22:00.

Tv Klan