Sërish trafik i rënduar në rrugët e Lezhës. Fundjava ka sjellë një numër të lartë pushuesish kryesisht nga Kosova, të cilët i janë drejtuar zonave bregdetare të Tales, Shëngjinit dhe Ranës së Hedhun.

Por siç rëndom ndodh çdo sezon turistik, pushuesit në kthim përballen me trafik të rënduar e radhë të gjata pritjeje deri sa dalin në Rrugën e Kombit.

Policia ndodhet në çdo kryqëzim dhe po menaxhon me aq sa mundet trafikun duke përdorur edhe rrugët dytësore. /tvklan.al