Muaji i mjaltit nuk ka përfunduar sikurse ishte parashikuar nga çifiti i shqiptarëve.

Burrë dhe grua të sapomartuar ktheheshin nga Sao Paulo i Brazilit me destinacion përfundimtar Shqipërinë, por me tranzit në aeroporitn e  Romës. Ka qenë sjellja aspak normale e gruas ajo që solli dhe dyshimet e para e policisë italiane. Kjo e fundit gjatë një kontrolli të ushtruar në valixhen e tyre ka gjetur një sasi prej 5 kilogramë kokaine e pastër e cila kap velrën e 2 milionë Eurove. Çifti, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur po ktheheshin në Tiranë, duke kaluar tranzit nga aeroporti i Fiumicinos në Romë.

Gjatë marrjes në pyetje gruaja ka rrëfyer se është në fazat e fundit të shtatzanisë duke kërkuar që të shmangë disa nga kontrrollet.

Kjo ka shkaktuar dyshime te forcat e Guardia di Finanza të cilët kanë vendosur të bëjnë një kontroll të imtësishëm të bagazheven ku ishte fshehur kokaina që mund të ndahej deri në 100 mijë doza Çiftit të shqiptarëve që besohet se janë korrierë të drogës.

/tvklan.al