Rikthehet dimri në vend. Kjo është fundjava e fundit me temperatura tipike të Pranverës, pasi duke filluar nga e marta vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe temperaturat zbresin me 7 gradë.

“Do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin, temperaturat do të ulen me 2-3 gradë nën zero”.

Në zonat malore do të rikthehen reshjet e dëborës. Për të gjithë ata që kanë ndërruar garderobën, për gjysmën tjetër të Marsit duhet të rikthejnë xhupat pasi dimri ende nuk ka ikur.

Por mos u trembni, pasi sipas sinoptikanëve nuk do të mungojnë edhe ditët me diell.

Tv Klan