Të shtunën luhen Tirana-Vllaznia dhe Skënderbeu-Laçi

Klasikja e Shqipërisë, Tirana-Vllaznia paraqitet si përballja më interesante e xhiros 16. Kampionati i futbollit kthehet pas 3 javëve pushim dhe ky takim do të tregojë, nëse skuadrat janë përmirësuar ose jo. Te bardheblutë duan të mbajnë kreun dhe ta nisin 2022 ashtu siç e mbyllën 2021, me fitore.

Diferenca e ndjekësin më të afërt Kukësin është 5 pikë. Por do të kenë përballë një rival të denjë si Vllaznia që kërkon të ngjisë sërish shkallët e renditjes. Tirana e fitoi me rezultatin 2-0 takimin e fazës së parë në Shkodër. Ndeshja tjetër e së shtunës është Skënderbeu-Laçi. Trajneri i skuadrës korçare, Migen Memelli thotë se faza përgatitore jep shpresë se do të ketë një nisje të mirë të këtij viti.

“Të gjithë lojtarët që do të aktivizohen nesër në fushë, kanë besimin tonë. Në këto 12 ditë përgatitje kanë bërë jashtëzakonisht mirë. Shpresoj të bëjnë një performancë të mirë, si në javët e kaluara, por dhe të marrim rezultat në fund”.

Takimet e tjera të javës së 16 të Superiores do të luhen të dielën dhe të mërkurën.

Tv Klan