Kthehet në detyrë gjyqtari Fuat Vjerdha



Kthehet në detyrë gjyqtari Fuat Vjerdha

20:31 23/10/2020

Firmosi kundër 25 viteve burg për Dritan Dajtin

Gjyqtari i Apelit të Shkodrës Fuat Vjerdha është magjistrati  i parë që rikthehet në detyrë edhe pse më herët është larguar nga radhët e drejtësisë nga Vettingu.

Pasditen e së premtes, Komisioni i Posaçëm i Apelimit e ka rikthyer në detyrë Vjerdhën, duke u bërë kështu i pari që rikthehet nga të gjithë të përjashtuarit.

Vjerdha qëndroi për disa muaj i pezulluar, por pasi apeloi vendimin iu rikthye sërish detyrës.

Ai  është një prej anëtarëve të trupës gjykuese që votoi kundër vendimit për gjykim të shkurtuar ndaj Dritan Dajtit, por pavarësisht kësaj u shkarkua nga KPK në Qershor të vitit të kaluar, por tashmë ai do të rikthehet në detyrë pas vendimit të KPA.

Tv Klan




Të ngjashme