Qytetarët vonohen me orë në trafik

Edhe këtë të martë trafiku në rrugën e Fushë-Krujës-Thumanë ka qenë i rënduar.

Situata në këtë aks është e tillë prej disa ditësh ku qytetarëve u duhen disa orë për të dalë nga trafiku i cili është kilometrik. Shkaku kryesor i kësaj situate është lëvizja e madhe e mjeteve ne drejtim të zonave turistike si drejt jugut ashtu edhe në veri të vendit.

Pavarësisht se policia rrugore është e angazhuar në disiplinimin e trafikut përsëri situata nuk ka ndryshuar, kjo pasi ky segment nuk e përballon fluksin e madh të mjeteve që lëvizin në drejtim të bregdetit.

Gjatë fundjavës situata është edhe më e rëndë. Kështu gjatë ditës së diel trafiku nisi që në mëngjes dhe vazhdoi me të njëjtin intensitet deri në mesnatë. Të vështira për t’u kaluar u bënë rruga që të çon drejt Rinasit, autostrada Tiranë-Durrës, apo akset kryesore ne jug të vendit.  

Tv Klan