Mediat italiane jehonë lajmit për nxjerrjen e Alvinit nga kampi

Posta

Mediat italiane jehonë lajmit për nxjerrjen e Alvinit nga kampi

11:47 07/11/2019

11-vjeçari kthehet në shtëpi pas 5 vitesh

Mediat italiane i kanë bërë jehonë lajmit për nxjerrjen nga kampi famëkeq  Al-Hol i Sirisë të 11-vjeçarit shqiptar, Alvin Berisha.

Il giorno.it”  shkruan se tashmë Alvini i vogël ndodhet në një vend të sigurt në pritje për t’u ribashkuar me babanë e tij dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, pas 5 vitesh.

“Alvin kthehet në shtëpi. Ai po kthehet në Itali, pas kërkimeve nga Policia Scip dhe Carabinieri Ros. Djali 11-vjeçar u dërgua në Siri nga nëna e tij Valbona Berisha, e cila la bashkëshortin për t’iu bashkuar ISIS më 17 Dhjetor 2014”.

Valbona Berisha, një 35-vjeçare shqiptare, më 17 dhjetor 2014 u largua nga Barzago duke lënë burrin e saj Afrim Berisha dhe 2 vajzat e tyre, por mori me vete djalin e saj të vogël, i cili në atë kohë ishte vetëm 6 vjeç.

“Familja Berisha kishte emigruar në Itali në vitin 2000, ndërsa Valbona nga një amvisë dhe bashkëshorte e përkushtuar ndaj familjes, ishte kthyer papritur në një ekstremiste islamike. Ajo u largua nga shtëpia për t’u nisur drejt Sirisë, ndërsa menjëherë pas ikjes bashkëshorti i saj denoncoi zhdukjen dhe vazhdimisht ishte në kërkim të djalit dhe Valbonës, ndërsa pas tij qëndronin dhe dy vajzat e mitura, në atë kohë 10 dhe 11-vjeçare”, shkruajnë mediat italiane.

Pak javë më parë, pas publikimit të rastit të Alvinit në emisionin investigativ “Le Iene”, nisi dhe angazhimi më i madh i autoriteteve për të bërë të mundur shpëtimin e të miturit dhe bashkimin me familjen. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi