Kthehet nga Afrika Nënkoloneli i infektuar me Covid



Kthehet nga Afrika Nënkoloneli i infektuar me Covid

18:33 12/05/2021

Nënkoloneli i ARMV-së mbërriti herët në mëngjes në Shkup nga Republika Qendrore Afrikane.

“Fluturimin e ka kaluar mirë dhe është akomoduar në Klinikën Infektive. Drejtorja e Klinikës Dr. Milena Stevanoviq, na ka njoftuar se Nënkoloneli është situatë të mirë dhe stabile”, ka shkruar në Facebook, Ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska.

Ministrja Sheqerinska në postimin në Facebook i dëshiron shërim të shpejtë ushtarakut të ARMV-së, duke falenderuar Klinikën Infektive dhe të gjithë tjerët që morën pjesë në evakuimin mjekësor.

Nënkoloneli i Armatës që kishte marrë pjesë në një mision evropian në Republikën Qendrore Afrikane në Shkup është sjellë me evakuim mjekësor, prej se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Klan Macedonia










Të ngjashme