Batha: Harmonia në grup na ngriti lart

Tirana me suksesin ndaj Kastriotit të mërkurën i çdo në 9 fitoret radhazi. Një ecuri fantastike që nisi prej derbit me Partizanin 13 dhjetorin e kaluar. Idriz Batha një nga titullarët e padiskutueshëm te bardheblutë tregon si u arrit kthesa.

“Të gjithë prisnin që atë ndeshje të sakatoheshim, por menduan të mblidhnim forcat dhe t’u tregonim të gjithëve, që e kishin gabim, që nuk besonin te ne”.

Emërimi i Emanuel Egbo në krye të ekipit dha rezultat, por mbi të gjitha qetësi në grup.

“Merita e të gjithëve, ndoshta edhe pak fat, por mendoj që çelësi i suksesit është atmosfera në ekip dhe një ekip, nëse është i bashkuar dhe ka harmoni brenda mund të shkojë lart. Trajneri mendon se është edhe merita e Zotit për këtë mrekulli”.

Ecuria po kthen besimin te Tirana që me 21 pikë të grumbulluara në 7 ndeshje janë në vendin e dytë, 1 pikë nga Kukësi kryesues. Por filozofia lojtarët ecin me filozofinë e përmendur nga trajneri Egbo, llogaritë duhen bërë në fund.

Tv Klan