Nxënës, mësues e prindër ankohen, se në shkollën 9-vjecare “Azem Hajdari” në Paskuqan, prej 2 vjetësh mungon energjia elektrike.

Problemi bëhet më i mprehtë tani që dita është e shkurtër dhe moti është ftohur. Drejtori i shkollës Besnik Daci thotë se i është drejtuar me shkresa bashkisë së Kamzës, por nuk ka marrë përgjigje.

Ndërsa drejtori i arsimit në këtë bashki, Gani Berisha premton të paktën një zgjidhje provizore, meqë sipas tij “Stop”-i i shkon çështjeve deri në fund./tvklan.al