Edhe kur mediat sociale nuk bënin namin, të famshmit e asaj kohe realizonin foto mjaft të bukura nga pushimet e tyre luksoze. Ne kemi gjetur për ju fotot më interesante që në fakt s’janë aq të kuruara, por tejet të bukura, ku bie në sy stili më “formal” në veshje. Mbizotëron eleganca dhe sfondet magjepsëse!
Paul Newman dhe Joanne Woodward
Këtu, Paul Newman dhe gruaja e tij Joanne Woodward pozojnë për një foto teksa vizitonin bukuritë në Jeruzalem në vitin 1959.

Cary Grant
Aktori ikonë i filmave amerikanë, pozon me kamerën e tij në New York-un e vitit 1938.

Deborah Kerr
Aktorja britanike Deborah Kerr, me pushime në malet e Zvicrës në vitin 1966.

Joan Caufield
1954, aktorja amerikane Joan Caufield dhe burri i saj, producenti Frank Ross, nisen për një pushim 13-javor jashtë vendit dhe po…ajo tregon sa shumë këpucë mori me vete!

Shelley Winters (aktore amerikane)
Foto e realizuar në Sun Valley, Idaho, rreth vitit 1949.

Roger Moore dhe Dorothy Squires
Roger Moore dhe gruaja e tij e dytë, këngëtarja Dorothy Squires në Aeroportin e Londrës në vitin 1957.

Ingrid Bergman
1952, aktorja suedeze Ingrid Bergman dhe djali i saj Robin me pushime në Portofino të Italisë.

Anjelica Huston dhe Assaf Dayan
Pushime në Piazza Navona të Romës!

John Wayne dhe Sophia Loren
Sa e bukur është kjo foto!! John Wayne dhe Sophia Loren shkojnë për të vizituar Romën në mes të xhirimeve të “Legend of the Lost”.

Jackie Kennedy
Ishte koha kur Jackie ishte e martuar me manjatin grek Aristotle Onassis. Fotoja, në Akropolin e famshëm të Athinës.

Raquel Welch
Aktorja e këngëtarja me stilin kaq të veçantë, në Colosseun e Romës.

E fundit, por “qershia mbi tortë”! Audrey Hepburn, pozon për foto në një fushë golfi në resortin Bürgenstock në Zvicër, në vitin 1954.

/tvklan.al