Kthimi i emigrantëve dobëson Euron

Monedha europiane lëshon sërish terren ndaj Lekut

Ndonëse Banka e Shqipërisë nisi në muajin Qershor ndërhyrjet për forcimin e monedhës europiane, luhatjet e Euros në tregun valutor kanë qenë të forta.

Këtë të hënë një Euro blihet me 124.9 Lekë dhe shitet me 125.7 Lekë, nivel ky më i ulëti që prej 6 Qershorit, kur Banka Qëndrore vendosi të ndërhyjë për shkak të rënies së pakontrolluar që pësoi monedha europiane duke arritur në nivelin e saj më të ulët të shnëuar në 10 vjet.

Shkak i zhvlerësimit të monedhës europiane është fluksi i lartë i emigrantëve gjatë ditëve të para të Gushtit, duke çuar në rënien me 0.08 Lekë krahasuar me fundin e javës së kaluar.

Krahas kthimit të emigrantëve një tjetër faktor që ka ndikuar në uljen e Euros është edhe rritja e numrit  të turistëve të huaj që kanë zgjedhur të pushojnë në bregdetin shqiptar.

Euro parashikohet të vazhdojë rënien edhe ditët në vijim për shkak të volumeve të mëdha të saj që pritet të hyjnë në treg në periudhën kulmore të sezonit turistik.

Që pas ndërhyrjes së Bankës Qëndrore Euro ishte stabilizuar në kuotën e 126 Lekëve. Guvernatori Sejko në të fundit dalje u shpreh se Banka e Shqipërisë do të vijojë programin e ndërhyrjeve në tregun e këmbimit valutor, edhe pse në 3 mujorin e dytë të vitit inflacioni është përmirësuar.

Tv Klan

Kategori
EkonomiLajmet KryesoreTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*