Janë rikthyer në Itali nga zonat e luftës dhe po mbahen vazhdimisht nën vëzhgim nga shërbimi italian i inteligjencës, 11 persona. Një rrjet që policia italiane po mban nën kontroll dhe që mund të shërbejë për të marrë më shumë informacione për kontaktet me ISIS në të gjithë Europën.

Por numri i luftëtarëve të huaj italianë që ishin nisur për t’u bërë pjesë e Kalifatit është shumë më i madh. Janë 129 të tillë, që kanë lidhje me Italinë apo kanë nënshtetësi italiane.

Nga këta, 42 kanë humbur jetën duke luftuar ndërsa 23 janë rikthyer në Europë. Nën monitorimin e shërbimit italian të inteligjencës ishte dhe luftëtarja e huaj me origjinë nga Maroku, e cila u arrestua në Malpensa pak ditë para Krishtlindjeve. 32-vjeçarja me nënshtetësi italiane do të ekstradohet sapo të japë vendimin Gjykata e Apelit në Milano.

Tv Klan