Covid ka ndryshuar shumë nga zakonet e vjetra të të jetuarit, ku një prej tyre është dhe mënyra e punës. Deri para Covid nuk mendohej që të punohej nga shtëpia  por tani ky është një realitet.

Që prej vitit të shkuar shumë kompani, duke përfshirë dhe gjigandët e teknologjisë si Google, Facebook dhe Twitter kanë lejuar që punonjësit e tyre të punojnë nga shtëpia.

BBC raporton se kthimi në zyra mund të shtyhet dhe për disa muaj dhe ata që do të vendosin që të bëjnë këtë gjë do të duhet që të jenë të vaksinuar.

Google ka njoftuar se do të shty kthimin e punonjësve në zyrë, pasi javët e fundit është parë një rritje e rasteve me Covid.

Edhe Facebook nuk ka ende një vendim të qartë për këtë çështje, por duket se do të kërkojë vaksinën për punonjësit.

Ndërkohë Twitter tha se do të ndalonte rihapjen e zyrës, duke mbyllur edhe një herë zyrat në San Francisko dhe Nju Jork.

Edhe kompania tjetër Apple ka vendosur që të shty për një kohë të dytë vendimin për kthimin e punonjësve në zyra./tvklan.al