Duka: Të urojmë që nga shtatori të luhet me spektatorë

Kthimi i tifozëve në stadiume ka qenë një kërkesë e përsëritur e Federatës Shqiptare të Futbollit kjo edhe me një numër të reduktuar, por që nuk është miratuar nga autoritetet. Shkak janë bërë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, uron që sezoni i ardhshëm të ketë shikues në tribuna.

“Siç jemi edhe të informuar ditët e fundit, grafiku i infektimit ka rënë, jemi më pak nën kanosjen e virusit, gjithashtu, vaksinimi po vazhdon dhe të paktën të urojmë dhe të shpresojmë që në Shtator të jemi me kapacitete të plota në stadiume dhe në çdo aktivitet të jetës sonë”.

Armand Duka ishte në Kukës ku pa punimet e stadiumit të ri që pritet të jetë gati pas brenda pak muajsh. Pritet që infrastrukturës sportive t’i shtohen edhe ambiente stërvitore për ekipin vendas.

Tv Klan