Kthyen banesën në laborator kanabisi, 2 në pranga dhe 2 në kërkim



Kthyen banesën në laborator kanabisi, 2 në pranga dhe 2 në kërkim

08:40 01/05/2020

Dy persona në Fier janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi kishin kthyer banesën e tyre në laborator për kultivimin e lëndëve narkotike kanabis sativa.

Të arrestuarit janë A.K. 22 vjeç dhe 48-vjeçarja me iniciale Q.K. Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje janë A.K. 53 vjeç dhe 33-vjeçari nga Kosova me iniciale F.B.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin përshtatur banesën e 53-vjeçarit A.K. në laborator për kultivimin e kanabisit.

Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 kanabis, pajisjet të cilat kanë shërbyen për kultivimin e bimëve narkotike si dhe një pajisje presimi, gërshërë etj.

Nga këqyrja në ambientet e jashtme të rrjetit elektrik, është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin e paisjeve, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 3 elektriçistë me iniciale G.M. E.M. dhe B.Q., pasi duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën ku kultivohej kanabisi. /tvklan.al






Të ngjashme