Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ishte e ftuar tek “Rudina” këtë të mërkurë, ku foli për karantinën dhe dy fëmijët e saj, Naltën dhe të porsalindurin Kren.

Në intervistën me Rudina Magjistarin, Ministrja tha se që e vogël pushimet i kishte kaluar në jugun e Shqipërisë dhe se nuk i “ndahet shpirti nga aty”

Rudina: Sivjet janë planifikuar pushimet për familjen tuaj? Do të bëni pushime?

Elisa Spiropali: Po patjetër, do të bëjmë pushime aq sa na lejohet, por diku besoj në jug, në Vlorë, diku tjetër. Edhe të duam nuk ikim dot me sa po shohim. Ne gjithmonë i bëjmë pushimet në jug, aty e kam syrin dhe shpirtin.

Rudina: Dashurinë e vjetër?

Elisa Spiropali: Nuk më ndahet shpirti nga aty.

Rudina: Aq më tepër që jugu po bëhet çdo vit e më i bukur. Duket edhe nga investimet e ndryshme që po bëhen. Çdo fshat duket sikur ka filluar të marrë veten.

Elisa Spiropali: Po kthehet në identitet…

Rudina: Po kthehet në zona vërtetë shumë të bukura dhe të preferuara, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për turistët e huaj. Sivjet do të jetë një verë e vështirë pak për të gjithë, por që është për tu kaluar edhe kjo, do ta kalojmë.

Elisa Spiropali: Do të jetë pak verë e vështirë, do të ketë më shumë rregulla. Në plazh njeriu do të jetë në maksimumin e lirisë së tij, nuk do kufizime, por janë të detyrueshme tani. Shpresojmë të kemi edhe turizëm, aq sa e lejon kjo periudhë dhe kjo kohë.

/tvklan.al