Këngëtarët Jurgen dhe Mariola Kaçani, në një lidhje direkte me emisionin “Rudina” në Tv Klan, shpjeguan emocionet e të bërit baba dhe hallë për herë të parë.

Madje, këngëtarja shpjegoi se dashuria e madhe që ka ndjerë për mbesën e saj, Marina, ia ka shtuar dëshirën të bëhet edhe nënë, megjithëse aktualisht nuk është në një lidhje.

Mariola Kaçani: Të them të drejtën, qëkur ka lindur Marina kam dalë jashtë dhe i thosha mamit, ‘dua të bëj edhe unë një fëmijë’. Nuk e di, vërtetë është një gjë shumë e bukur. Pse jo?

Rudina: Uroj të të realizohet kjo dëshirë sa më shpejt. Si është gjendja jote dashurore? Je e lidhur, je e dashuruar?

Mariola Kaçani: Shiko. Tani meqenëse ishte karantinimi do të them jam e lidhur. Në fakt ku do lidhesha në karantinë. Kështu që akoma.

Rudina: Edhe online thonë që ka funksionuar.

Mariola Kaçani: A online. Është pak e vështirë. Ia lëmë kohës këto gjërat.

Rudina: Kështu që në momentin që ti do të gjesh njeriun e duhur, ende nuk e ke takuar të dashurin e zemrës, por që pa hezitim do të vendosësh më pas për të bërë një fëmijë, sepse dukesh qe ke filluar të ndjesh dëshirën për t’u bërë nënë.

Mariola Kaçani: Në planet e mia sigurisht është edhe familja, fëmija, nuk ka gjë më të bukur. /tvklan.al