“Ku dreqin i ke pëlqyer burrit!” Pas ofendimeve, Almeda kthen përgjigjen “pikante”: Akoma vdes për…



“Ku dreqin i ke pëlqyer burrit!” Pas ofendimeve, Almeda kthen përgjigjen “pikante”: Akoma vdes për…

11:52 15/06/2020

Nuk janë të pakta rastet kur personazhe publike atakohen me komente fyese për arsye të ndryshme nga ndjekës në rrjetet sociale.

Kësaj here në qendër të kritikave është vënë Almeda Abazi. Duket se një ndjekëse e saj në rrjetet sociale është irrituar nga jeta e saj tashmë me bashkëshortin turk, aktorin e famshëm Tolgahan Sayisman, me të cilin ka një djalë.

Komentuese në një mesazh privat që i ka dërguar Abazit, e pyet se si e ka pëlqyer burri, pasi sipas saj plastika që ka bërë në fytyrë e ka deformuar.

Por nuk është ndalur vetëm kaq, ajo i përmend edhe paratë e të shoqit duke i thënë se tani e mban ai dhe se kur ishte në Shqipëri “hante bukë e groshë”.

Përgjigjja e bukuroshes brune ka qenë epike…

Ohhh dua të shtoj një detaj, unë akoma vdes për bukë me groshë… por kur e shoqëron me një qepë të thatë.

Bisedën dhe komentin, Almeda i ka bërë vetë publike në Instastory. /tvklan.al




Të ngjashme