Ku e sheh veten pas 10 vitesh? Generda: Me një bebe me Saimirin

Generda Love Story


Ku e sheh veten pas 10 vitesh? Generda: Me një bebe me Saimirin

19:03 17/12/2020

Java e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, u shoqërua me emocione të shumta dhe surpriza, teksa tre konkurrente të reja janë bërë pjesë e kësaj romance live.

Me ardhjen e Generdës, Vlentinës dhe Redonës në këtë ‘reality dating show’ pritet të rritet edhe konkurrenca mes vajzave.

Në një intervistë ekskluzive për programin “Daily Love Story”, Generda ka folur pak më shumë për veten dhe të ardhmen.

Ajo ka theksuar se pas 10 vitesh e shikon veten me Saimirin dhe mbase me një fëmijë.

Si tu duk nata e pestë e spektaklit duke qenë se ishte edhe nata jote e parë?

Isha në botë tjetër. Më dukej vetja sikur isha nga ato alienët që sapo kanë zbritur në një tokë të re dhe s’dinë si të flasin, si të sillen me njerëzit. Kur dola para Saimirit gjakun e ndjeva në fund të këmbëve. Thashë se do më binte të fikët.

Çfarë do të doje të veçoje nga ajo natë?

Momentin kur zbrita shkallët se aty mbrapa isha akoma pak e relaksuar, kurse në atë moment ishte shumë magjik për mua. Ishin emocione që nuk mund t’i shpjegosh.

Çfarë të pëlqeu më shumë tek Saimiri?

Trëndafili që mora. Normalisht edhe që bisedova me Saimirin, që patëm mundësi të flisnim.   

Çfarë nuk të pëlqeu nga spektakli?

Që prita aq shumë jashtë. Emocionet po rriteshin, shikoja nga televizori, thoja kur do futem.

A doli çdo gjë sipas parashikimeve tua?

Nuk kisha parashikuar gjë të them të drejtën, thash si do shkojë le të shkojë le të shkojë dhe shkoi shumë mirë.

Çfarë do të doje të ndryshoje nga kjo natë e spektaklit?

Asgjë.

Po Saimiri si tu duk kur e takove?

Njeri shumë i ngrohtë. Më pëlqyen sytë e tij. Kur e shikoje në sy, nuk të jepte atë përshtypjen që ka emocione, nuk ka ndjenja. Ishin sy shumë të ngrohtë dhe kjo më pëlqeu shumë.

Çfarë ndjeve në ato momente?

Po më binte të fikët. S’ndjeva asnjë gjë tjetër, vetëm thash imagjino të bie unë këtu.

Ke marrë komente pas spektaklit?

Po, komente pozitive deri tani. Do ketë dhe negative sepse është normale, nuk jemi perfekt. S’dua t’i pëlqej njeriu, unë dua të jem e kënaqur me veten time. Kështu që secili është i lirë të thotë çfarë të mendojë. Të gjithë më kanë bërë komplimente për shqipen që e flas mirë, kështu që jam e kënaqur sepse jam vërtetë krenare që jam shqiptare.

Po familja çfarë të tha pas spektaklit?

Të vdes mami për ty! Mami tha që e kishte zemrën në fyt, kurse babi tha që është krenar për vajzën që ka rritur.

Po vajzat e spektaklit si të janë dukur?

Shumë vajza të mirë deri tani, por nuk i njoh akoma aq mirë. Deri tani më kanë pritur me krahë të hapur.

Na trego pak me çfarë merresh në përditshmërinë tënde dhe si e kalon kohën e lirë?

I dedikohem shumë punës dhe tani jam duke punuar nga shtëpia. Pas punës shkoj në palestër, dal me shoqet dhe fundjavën e kaloj vetëm me familjen. Dalim me biçiklet ose dalim pimë një kafe, për darkë…Jam shumë tip familjar.

Çfarë tipi je ti?

Në fillim kam një si guaskë, por e bëj vetëm për mua. Unë kam shumë qejf t’i observoj njerëzit para se të hapem me një njeri sepse nuk dua të them gjëra që t’i bie pishman.

A vjen shpesh në Shqipëri?

Çdo vit kemi ardhur me pushimet verore. Këtë vit nuk mundëm të vinim për shkak të COVID, po ja ku jam prap. Unë vdes për Shqipërinë, por vetëm për pushime. Jam mësuar me atë rregullin Gjerman andej dhe jam shumë e lidhur pas rregullave. Edhe kur kam një rast për ta thyer një rregull, nuk e bëj dot.

Partnerin e ke kusht që duhet të jetë Shqiptar?

Do e kisha vërtetë qejf sepse edhe babi do të dëshionte një djalë shqiptar në shtëpi, sepse me gjuhën tënde merresh vesh më kollaj se sa me një të huaj. I shpreh emocionet më mirë.

Çfarë duhet të ketë patjetër partneri që do të jetë në krahun tënd?

Të më respektojë. Respekti është për mua numër 1 dhe të mos jetë injorant. Injorancën e kam shumë inat. Kështu që respekt, jo injorancë dhe të buzëqeshi.

Mendon se Saimiri i ka këto tipare?

Po, ndryshe s’do kisha ardhur këtu.

Ku e sheh veten pas 10 vitesh Generda?

Ndoshta me Saimirin. Bëj shaka. Me saimirin duke udhëtuar sepse kam shumë qejf të udhëtoj, ndoshta edhe më një bebe. I kam shumë qejf fëmijët, dua të kem dy vajza dhe një djalë.

Pse ke marrë pjesë në program?

Sepse për mua është një gjë shumë e re, jam në Shqipëri, Saimiri më pëlqen. Është një paketë me të gjitha brenda. Ndihem shumë vetëvetja këtu.

Çfarë pret ti të ndodhë në këtë program?

Do ishte e mira që Saimiri të më jepte trëndafilin e fundit, kjo do ishte idealja. Por nëse nuk ma jep do kthehem në Gjermani dhe do vazhdoj punën time dhe do kthehem tek bota ime e vjetër./tvklan.al






Të ngjashme