Ndërkohë që shumë të famshëm u bënë bashkë këtë të hënë të parë të muajit Maj, në eventin madhështor të Met Gala 2025, shumë të tjerë nuk u panë të debutonin në tapetin blu.
Për një arsye apo për një tjetër, shumë këngëtarë dhe personazhe të Hollywood-it nuk ishin pjesë e Met Gala 2025.
Nga ana tjetër shumë të famshëm tërhoqën vëmendjen me veshjet e tyre, Rihanna zgjodhi që të surprizonte të gjithë me lajmin e ëmbël të shtatzënisë, por megjithatë shumë pyetën veten se ku është Beyoncé? Lady Gaga? Taylor Swift?…
Në fakt lista e personave të cilët nuk morën pjesë në këtë Met Gala është e gjatë. Beyoncé dhe Lady Gaga kanë qenë shumë të zëna me turne, prandaj dhe nuk morën pjesë. Kurse, Taylor Swift ka vendosur që të marrë pak veten pas një turneu të stërgjatë dhe të lodhshëm. Larg kamerave dhe famës, duket këngëtarja po kalon më shumë kohë me veten.











(Disa foto nga të famshmit që ishin pjesë e Met Gala 2025).
Në “listën e të munguarve” bën pjesë edhe Sarah Jessica Parker, e cila anuloi turneun në minutën e fundit për shkak të një konflikti për orarin. Edhe LeBron James, kryetar nderi i mbrëmjes, nuk ishte i pranishëm për shkak të një dëmtimi në gju. Në vend të tij ishte bashkëshortja Savannah James.
Jennifer Lopez gjithashtu nuk mori pjesë. Vitin e kaluar ajo shërbeu si bashkëkryetare e eventit. Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz e kishin planifikuar më herët që të merrnin pjesë, megjithatë nuk u dukën në tapetin blu.
Modelja britanike Naomi Campbell nuk ishte pjesë e eventit gjithashtu, gjë të cilën e kishte lajmëruar më herët në daljet e saj publike. Blake Lively, Ryan Reynolds, Ariana Grande dhe Gisele Bündchen nuk u bënë pjesë e natës së madhe. Deri më tani asnjëra prej të cilave nuk ka treguar arsyet./tvklan.al